Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

PUBLIKUAR

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç, në fshatin Kaçanik i Vjetër në Kaçannik, njoftoi policia.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa pas intervistimit, me vendim te prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

“Më datën 26.06.2026, në bazë të veprimeve operative dhe lidhshmërisë së rastit, hetuesit  stacionit policor të Kaçanikut,  kanë realizuar një kontroll në fshatin Kaçanik i Vjetër, tek i dyshuari E.L., 62 vjeç. Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie si dhe 12 fishekë”, tha policia.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...