Kosova në valë të nxehti gjatë fundjavës, rajoni i Dukagjinit më i prekur

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe stabil.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1–4 m/s.

Instituti njofton gjithashtu se gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet rritje graduale e temperaturave në të gjithë territorin e Kosovës. Në këtë periudhë, rajoni i Dukagjinit parashihet të përballet me valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit kryesisht do të jetë në nivelin 1.

Sipas parashikimeve, nga 25 deri më 29 qershor 2026 temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të gjithë vendin. Të shtunën, rajoni i Dukagjinit – përfshirë Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin – pritet të kalojë në valë të nxehti të nivelit 2, me temperatura që do të arrijnë 35–39°C.

Edhe të dielën, më 28 qershor, Dukagjini mbetet zona më e prekur, me temperatura deri në 39°C, ndërsa pjesa tjetër e vendit pritet të ketë temperatura nga 30 deri në 34°C.

Instituti u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell dhe të qëndrojnë të hidratuar.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Është përfunduar sot në Prishtinë murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i...

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media...

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit...