Sulmohet me koktej molotovi objekti i Gjykatës Themelore në Lipjan

PUBLIKUAR

Objekti i Gjykatës Themelore Prishtinë, dega në Lipjan, mbrëmë është sulmuar me koktej mollotovi, ku si pasojë e kësaj në një zyre janë shkaktuar disa dëme materiale nga zjarri, si dhe para ndërtesës është dëmtuar parafangoja e veturës zyrtare Toyota, pronë e Gjykatës Themelore.

Sulmi ka ndodhur në ora 23:55, ku patrullat policore, njësia e hetimeve së bashku me njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe e kanë kontaktuar punëtorin e sigurimit të Gjykatës, i cili ka deklaruar se persona të panjohur kanë gjuajtur koktej molotovi në drejtim të objektit të Gjykatës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve Lipjan dhe Forenzika regjionale. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria kompetente, përderisa njësitet policore janë duke kryer hetime intensive.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...