Berisha: Krijimi i xhandarmerisë s’duhet të ndodhë, Kurti e ka qëllimin ta kontrollojë pushtetin

PUBLIKUAR

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  ka reaguar lidhur me deklarimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për krijimin e një xhandarmërie, duke thënë se kjo gjë ‘’nuk duhet të ndodh’’, dhe se e njëjta ‘’nuk do të ndodh’’.

Berisha ka akuzuar Kurtin se po tenton të krijojë njësi që ta kontrollojë pushtetin, dhe se, shteti ndërtohet me institucione profesionale

‘‘Mirëpo, na kemi tendencë këtu  të një njeriu që don me rujt pushtetin, edhe është autokrat. Do të thotë në shtetet, me tendencë të autokracisë, komunizmit, këto janë instrumente të frikshme të kontrollit të shtypjes. Qashtu qysh i ka kap krejt institucionet, qashtu don me kap edhe është njësi para-ushtarake, me ndikim direkt politik. Qëllimi është me bë një njësi me kontrollu pushtetin, tendenca dihen tash hapur. Kjo nuk duhet me ndodh, kjo nuk do të ndodh. Hala s’kemi stabiliteti as politik, as ekonomik, përçarja është e madhe’’, ka thënë mes tjerash Berisha.

Postimi i tij:

Xhandarmëri në vitin 2026?

Kosova nuk ka nevojë me u kthy në kohë të mesjetës për me pas rend e siguri.

Shteti ndërtohet me institucione profesionale, jo me struktura që krijojnë frikë e ndasi politike.

Kosova ka nevojë për forcim të shtetit, jo për eksperimente që i përkasin një kohe tjetër.

SHIKO MË SHUMË

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...