Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka pranuar një informatë nga një qytetarë i Lipjanit i cili ka gjetur në oborrin e tij 4 granata dore.
“Një mashkull ka raportuar se derisa ishte duke pastruar oborrin, në mbeturina kishte vërejtur katër granata dore. Njësit policore kanë siguruar vend-ngjarjen, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.


