Çollaku s’ka dilema, pret raport pozitiv për liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Kosova brenda vitit 2016 do ta shënojë fundin e izolimit dhe qytetarët e saj do të lëvizin pa viza në Evropë. Kështu ka thënë për gazetën “Zëri”, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, pas diskutimeve që ka pasur me Komisionin Evropian për verifikimin e plotësimit të tetë rekomandimeve të fundit për liberalizimin e vizave në përmbyllje të misionit të tyre dyditorë në Kosovë.

Sipas Çollakut, Kosova tashmë ka adresuar edhe këto tetë rekomandime të fundit dhe nuk pret asgjë më pak se raportin pozitiv nga ky komision.

Ndërkohë, komisionari i Bashkimi Evropian për Migrim, Dimitris Avramopolous, dje nga Tirana ka bërë thirrje që Kosova t’i plotësojë edhe rekomandimet e fundit.

“Ju e dini mirë që Kosova duhet t’i përmbushë disa standarde. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë përpjekjet për këtë gjë. Për ne situata në Kosovë është e rëndësishme”, citohet të ketë thënë komisionari evropian.

Dje edhe një herë Qeveria e Kosovës ka riproceduar kandidatët për kryetarë dhe anëtarë të rinj të Bordit të OSHP-së, pasi kompletimi i Bordit është nga tetë rekomandimet e BE-së për liberalizimin e vizave. Pikërisht konsolidimi i këtij Bordi ka bërë që njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare ta shohin si shqetësim në raportin final të Komisionit Evropian edhe pse besojnë se kësaj radhe raporti do të jetë pozitiv. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, ka thënë se për vazhdim të seancës konstituive vendos...

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati me kreun e...

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje

Kreu i LDK’së,  Lumir Abdixhiku, ka thënë se i ka kërkuar Kurtit që sonte...