Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka krahasuar politikat aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje me ato të diktatorit të dikurshëm shqiptar Enver Hoxhës, njofton Klan Kosova.
Berisha këtë krahasim e ka bërë në një intervistë për televizionin publikë të Kosovës.
“Janë shumë të dëmshme këto që ndodhin, nuk më vjen mirë që të demonizohet dhe këta e krijojnë një situatë të tillë bëjnë një gabim shumë të rëndë. Enver Hoxha këtë bëri në Shqipëri, e shkëputi vendin nga perëndimi dhe e çoi vendin drejt Beogradit, drejt Rusisë”, ka thënë Berisha.
Berisha ka folur edhe për idenë e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkim kombëtar.
“Dil bindi të gjithë në Kosovë dhe në Shqipëri, por bindi edhe aleatët tanë”, ka shtuar Berisha.


