Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë

PUBLIKUAR

Nga Ministria e Industrisë thonë se çmimi i naftës në treg është nga 1 euro e 44 centë për një litër deri në 1 euro e 54 centë, ndërsa për një litër benzinë është 1 euro e 18 centë litra deri në 1 euro e 31 centë

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Prishtinë, 12 mars 2026

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e njofton opinionin publik se, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, është duke realizuar mbikëqyrje intensive lidhur me zbatimin e Vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse të nënshkruajë nga ministrja znj. Mimoza Kusari Lila, më 04.03.2026, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg.|

Gjithashtu, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës është duke realizuar analiza të të dhënave lidhur me çmimet e importit dhe çmimet e ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së martë, datë: 10.03.2026, ka qenë si në vijim:

• Naftë (Dizel): 1.45 €/litër;

• Benzinë: 1.17 €/litër.

Ndërkohë, bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor sot, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë:

• Naftë (Dizel): nga 1.44 €/litër deri në 1.54 €/litër;

• Benzinë: nga 1.18 €/litër deri në 1.31 €/litër.

Bazuar në vendimin e datës 04.03.2026 për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimit të masave të tjera mbrojtëse, është vendosur marzha tregtare maksimale e lejuar si vijon:

• dy (2) eurocentë për një litër të produktit të shitur me shumicë; dhe

• dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.

Marzhë tregtare domethënë ndryshimi mes çmimit të shitjes dhe çmimit të furnizimit.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë të monitorojë dhe inspektojë në mënyrë intensive zhvillimet në tregun e derivateve të naftës së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës si dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës dhe, në të gjitha rastet ku identifikohen parregullsi eventuale, mos respektim i vendimit të marzhës apo praktikave që mund të dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët, do të merren masa rigoroze të parapara me legjislacionin në fuqi.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, publiku do të njoftohet me kohë.

SHIKO MË SHUMË

AGK reagoi ndaj sulmeve të Abdixhikut, LDK i përgjigjet thotë se kreu i tyre foli për “fenomenet e dëmshme brenda medias”

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar për reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës...

IKSHPK: Ky është qyteti më i ndotur në Kosovë

(IKSHPK) ka vlerësuar se ndotja e ajrit në vend vazhdon të jetë problem serioz...

Musliu: Kurti nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik, synim e ka kapjen e shtetit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë...