IKSHPK: Ky është qyteti më i ndotur në Kosovë

PUBLIKUAR

(IKSHPK) ka vlerësuar se ndotja e ajrit në vend vazhdon të jetë problem serioz që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve.

Në raportin vjetor për vitin 2025, Instituti thekson se cilësia e ajrit në Kosovë shpesh tejkalon nivelet e lejuara, ndërsa Prishtina është identifikuar si qyteti më i ndotur. Sipas raportit, ndotja e ajrit lidhet me rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, si dhe me shtimin e rasteve të vdekshmërisë së parakohshme.

Të dhënat nga 12 stacione monitoruese të Institutit Hidrometeorologjik tregojnë se nivele të larta të grimcave PM10 dhe PM2.5 janë regjistruar në disa qytete, përfshirë Prishtinën, Drenasin, Mitrovicën, Hanin e Elezit, Obiliqin dhe Gjilanin.

IKSHPK ka paralajmëruar se, nëse nuk ndërmerren masa urgjente, pasojat në shëndetin publik mund të përkeqësohen. Si masa kryesore rekomandohen forcimi i kontrollit teknik të automjeteve, ndalimi i përdorimit të thëngjillit për ngrohje, monitorimi i filtrave të termocentraleve, përdorimi më i madh i transportit publik dhe shtimi i hapësirave të gjelbëruara.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë regjistruar tejkalime të konsiderueshme të grimcave PM10, sidomos në muajt e dimrit, kur edhe është vërejtur rritje e vizitave dhe pranimeve në spitale për probleme me frymëmarrjen.

 

SHIKO MË SHUMË

AGK reagoi ndaj sulmeve të Abdixhikut, LDK i përgjigjet thotë se kreu i tyre foli për “fenomenet e dëmshme brenda medias”

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar për reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës...

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë

Nga Ministria e Industrisë thonë se çmimi i naftës në treg është nga 1...

Musliu: Kurti nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik, synim e ka kapjen e shtetit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë...