Musliu: Kurti nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik, synim e ka kapjen e shtetit

PUBLIKUAR

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë atë që ka mundur për ta tejkaluar krizën e re që e ka kapluar Kosovën.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Musliu tha se është shumë normale që PDK-ja ka kërkuar emrin e presidentit të dalë nga ky subjekt politik.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur ofertën shumë të qartë, ka ofruar zgjidhje të problemit ose ngërçit politik”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket emrave për president nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët nuk u bënë publik, deputetja thotë se kjo ndodhi vetëm për shkak që të mos bëhen tabelë qitjeje.

Po ashtu, Musliu akuzoi Kurtin se nuk i shkon për shtati që ta zgjidhë ngërçin politik, pasi sipas saj, ai kërkon pushtet autoritar.

“E vetmja arsye është kapja e shtetit, ose menaxhimi i pushtetit total që e ka në Kosovë”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

Kurti mbërrin në Nju Jork, e presin diplomatët e Kosovës Ilir Dugolli e Blerim Reka

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Nju Jork të SHBA’së ku do të marrë...

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, rreth 2 mijë gjoba trafiku, dhjetëra aksidente

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 914 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit,...