Brozovic: Ndeshja ndaj Romës me rëndësi, jo vendimtare

PUBLIKUAR

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, thotë se ndeshja ndaj Romës është shumë e rëndësishme, por jo vendimtare.

Nerazzurët tash luftojnë për vend të tretë dhe për t’u kyçur fuqishëm në të duhet ta mposhtin Romën në Olimpico.

“Është me rëndësi natyrisht, por më lejoni të them diçka”.

“Nëse fitojmë në Romë, e nëse humbim ndeshjen tjetër, ose nuk kemi konsistencë, çka kemi arritur?”.

“A ishim të mbivlerësuar në pjesën e parë të sezonit? Nuk kemi arritur thjesht që të kuptojmë lojën që e bëmë në fillim. Nuk ishte vetëbesim i tepruar”.

“Fitoret 1-0? Nëse fitoni kampionatin me një rezultat të tillë është shumë mirë. Për neve nuk do të kishte problem ta fitonim titullin me krejt fitoret 1-0”.

“Ne kemi lëshuar shumë pikë dhe është koha që të rikuperojmë”, deklaroi Brozovic. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...