Osmani pasi dekretit për shpërndarjen e Kuvendit: E di që mund të kontestohet në Gjykatë

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit pasi mbrëmë nuk arriti të zgjidhej presidenti i ri.

Ajo tha se e di që ky dekret mund t’i kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, por tha se është vendim për të cilin ndihet krenare.

“Jam plotësisht e vetëdijshme dhe e gatshme që ky dekret  mund të kontestohet në GJK dhe dua ta them hapur dhe kurrë nuk kam qenë krenare se me këtë vendim. Jam shumë me e qetë të përballem për një kontestim për veprim në mbrojtje të Kushtetutës sesa për mosveprim kur rrezikohen themelet e saj”.

Ajo tha se përgjegjësia më e madhe s’është të jesh i pëlqyer nga politika e ditës, por të jesh “në anën e Kushtetutës dhe të interesit të Republikës”.

“Shtetet serioze ndërohet mbi këtë parim: Ligji mbi të gjithë, në këtë rast Kushtetuta mbi të gjithë”.

SHIKO MË SHUMË

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se është duke...

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e tij të 363-të, ka marrë vendim...

Haliti: Deri tash janë përmendur 4-5 kandidatë për president

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur...