Osmani pret mbështetje nga të gjithë deputetët për t’u bërë Presidente, nëse nuk ia del thotë se ka alternativa tjera

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur optimiste se do të ketë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit për të vazhduar mandatin e saj në krye të shtetit.

“Pres mbështetje nga të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës dhe të gjitha partitë politike që ia duan të mirën Kosovës, pa dallim”, tha ajo në një intervistë për Kanal 10.

Më herët, Osmani tha se “kur po flas për deputetët po i përfshij edhe liderët e atyre deputetëve”.

E pyetur për raportin e saj me kryeministrin Albin Kurti, Osmani tha: “Kemi raport të mirë, institucional, bashkëpunojmë për çështje që janë në interes të Kosovës dhe kështu do të jetë edhe tash e tutje”.

Në rast se nuk e merr mbështetjen e Kuvendit, Osmani me bindje tha se ka alternativa tjera për të qëndruar në jetën politike.

“Natyrisht që ka [alternativa]. Absolutisht po”, tha ajo, ndërsa shtoi se synimin aktualisht e ka të mbesë në postin që ka.

“Ne jemi të fokusuar tek vazhdimi i punëve të mira në kuadër të Presidencës së Republikës, por nëse vullneti i deputetëve do të jetë ndryshe unë jam e bindur që Kosova dhe populli i Kosovës do të na japë mundësi që t’i shërbejmë në një mënyrë që do ta përcaktojë vetë qytetari i Republikës. Cilido që të jetë përcaktimi i tyre për mua do të jetë fjala e fundit”./Express/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...