Në Kosovë, të enjten – Arabia Saudite njofton se muaji i Ramazanit do të fillojë të mërkurën

PUBLIKUAR

Arabia Saudite ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë të mërkurën.

Oborri mbretëror saudit tha se hëna e re e muajit të shenjtë u pa të martën në mbrëmje dhe se agjërimi do të fillojë të mërkurën, më 18 shkurt, shkruajnë mediat e huaja.

Pavarësisht kësaj, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë thënë për Telegrafin, se në Kosovë, muaji i Ramazanit fillon të enjten, më 19 shkurt.

Kujtojmë se rreth 2 miliardë myslimanë në mbarë botën pritet të fillojnë agjërimin çdo ditë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

Ramazani bie në muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik, i cili përbëhet nga 12 muaj në një vit që zgjasin 354 ose 355 ditë.

Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe konsiderohet i detyrueshëm për myslimanët e shëndetshëm të rritur.

Përjashtimet zakonisht vlejnë për fëmijët e vegjël, të sëmurët, udhëtarët dhe gratë që janë shtatzëna, ushqejnë me gji ose gjatë ciklit menstrual.

Tradita e shikimit të hënës është përdorur prej kohësh për të përcaktuar fillimin e Ramazanit, si dhe festat kryesore islame të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

 

SHIKO MË SHUMË

Përfundon fjalën avokati Dixon: Thërrime thashethemesh, Veseli i pafajshëm

Në fund të fjalës, avokati i Kadri Veselit theksoi se klienti i tij është...

Osmani pret mbështetje nga të gjithë deputetët për t’u bërë Presidente, nëse nuk ia del thotë se ka alternativa tjera

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur optimiste se do të ketë mbështetjen e deputetëve të...

Misetic: Prokuroria e Hagës ka bërë mëkatin e madh dhe të pafalshëm në gjykim

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës,...