Çka diskutuan Kurti dhe kryeministri kroat në Munih gjatë Konferencës së Sigurisë?

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua të shtunën me homologun nga Kroacia, Andrej Plenkoviq.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale, ku marrin pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish, diplomatë dhe ekspertë të fushës së mbrojtjes.

Gjatë një bisede të shkurtër para nisjes së takimit zyrtar, Kurti informoi Plenkoviqin se pas zgjedhjeve të fundit ai tashmë ka një shumicë solide për të qeverisur, raporton rtk.

Nga ana e tij, Plenkoviqi e uroi Kurtin për mandatin e ri, ndërsa të dy liderët shkëmbyen përshëndetje para se të hynin në sallën e rezervuar për takimin bilateral.

Në kuadër të konferencës, Kurti zhvilloi gjithashtu një takim me sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke, ku diskutuan mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, duke përfshirë fusha si siguria dhe lufta kundër krimit.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani anuloi pjesëmarrjen në konferencë për shkak të angazhimeve të brendshme.

Ndryshe, udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Mynih, ku në agjendë janë lufta në Ukrainë, tensionet me Kinën dhe një marrëveshje e mundshme bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...