Njofton Haxhiu: Seanca e jashtëzakonshme sonte në ora 19:00

PUBLIKUAR

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur që sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në ora 19:00.

“Në orën 19:00 do të njoftoheni se kush kryeson dhe kush do të kryesojë këto komisione parlamentare, por ajo që është e rëndësishme është se Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione, PDK tri, LDK dy, Lista Serbe një dhe Grupi Multietnik do ta kryesojë një komision. Po ashtu, miratuam që të trajtohet kërkesa e Qeverisë për ndarjen buxhetore për muajin mars 1/12-ta sipas Ligjit të Qeverisë dhe në anën tjetër rregulloren e punës së Qeverisë”, tha ajo.

 

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...