Kuvendi shkon në pauzë, a do të ketë seancë për formimin e Qeverisë?

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës ka konstituar legjislaturën e X-të, aty ku Albulena Haxhiu u zgjodh Kryeparlamentare.

Po ashtu, u bë edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, duke kompletuar kështu formimin e legjislaturës së re.

Pasi që u realizuan të gjitha votimet, Haxhiu kërkoi nga të gjitha partitë që të formohen grupet parlamentare, në mënyrë që të jetë e mundur që të votohet buxheti për vitin 2026 dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Nga Haxhiu u bë e ditur se sonte do të votohet edhe Qeveria e Kosovës, që është nevojë urgjente, pasi vendi ka kaluar më shumë se një vit me udhëheqës në detyrë.

Andaj, aktualisht Kuvendi është në pauzë, për t’u rikthyer më pas me grupet e formuara parlamentare dhe më pas të shkohet me votimin e Qeverisë.

Kujtojmë se nga PDK kanë kërkuar që në seancën e parë të punës së legjislaturës X të Kuvendit, që sipas tyre do të mbahet të enjten do të kërkojnë që të votohet edhe rezoluta e përgatitur nga ekspertë të pavarur, në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe të dinjitetit të luftës sonë çlirimtare, krahas marrëveshjeve ndërkombëtare dhe formimit të Qeverisë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

​Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, duke rishpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama...

Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës së parë Zgjedhen dy anëtarët e KGJK-së, nga radhët e gjykatave të shkallës...

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave...

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll...