Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për kryeministër të Kosovës

PUBLIKUAR

Tashmë Presidentës së vendit, Vjosa Osmanit i është dorëzuar emri i Albin Kurtit si mandatar për kryeministër të Kosovës.

Letra është dërguar nga Arbërie Nagavci si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Seanca për votimin e Qeverisë pritet të mbahet pas pak.

Theksojmë se në seancën e parë të mbajtur sot u votua për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Me 66 vota pro, Albulena Haxhiu u zgjedh kryetare e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për të çuar përpara zgjedhjen...

Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancën...

Haradinaj e quan qesharake seancën ku po diskutohet për presidentin: Këtë s’e njeh historia

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur...