“Nesër përfundon, a të ka thënë Kuça që…”/ Dalin mesazhet ndërmjet Naim Murselit dhe Granit Plavës

PUBLIKUAR

Prokurorja e rastit ka vazhduar sot marrjen në pyetje të Naim Murselit, duke u fokusuar në ekspertizën e telefonave dhe komunikimet e tij para vrasjes së Liridona Ademajt.

Gjatë seancës, prokurorja e ka pyetur Murselin nëse e ka lexuar aktakuzën e plotë, ndërsa ai ka konfirmuar se e ka lexuar.

Ai është pyetur gjithashtu se prej kur njihet me Granit Plavën, duke deklaruar se janë njohur rreth një muaj para ngjarjes.

Prokurorja më pas ka paraqitur rezultatet e ekspertizës së telefonit të Granit Plavës, sipas së cilës Murseli kishte komunikuar rregullisht me të gjatë 10 ditëve të fundit para vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas prokurorisë, një ditë para vrasjes, në orën 19:41, Murseli i kishte dërguar një mesazh Granit Plavës: “Shok, me siguri nesër përfundon. A të ka thënë Kuça, që paradite”.

Prokurorja e ka pyetur Murselin nëse i kujtohet ky mesazh, ndërsa ai është përgjigjur para trupit gjykues:
“Nuk më kujtohet”.

Seanca gjyqësore po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për të çuar përpara zgjedhjen...

Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancën...

Haradinaj e quan qesharake seancën ku po diskutohet për presidentin: Këtë s’e njeh historia

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur...