Sot seanca e konstituimit, çka na pret në orën 17?

PUBLIKUAR

Sot do të mbahet seanca e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të hënën, kuvendi do të mblidhet sot në orën 17:00, për t’u konstituuar, shkruan IndeksOnline.

Seanca ishte planifikuar të mbahej në orën 12:00, por u shtye për 5 orë më vonë, pas kërkesës së përfaqësuesve të PDK-së. Kërkesa u bë për të pasur vëmendjen e plotë për seancën gjyqësore në Hagë.

Formimi i institucioneve dhe qeverisë pritet të bëhet shpejt, pasi partia triumfuese në zgjedhjet e 28 dhjetorit, LVV-ja, do të ketë shumicën parlamentare.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së kuvendit u vendos që të shkohet në pako për pesë nënkryetarët, derisa Dimal Basha deklaroi se ka pasur konsensus edhe për votimin e kryetarit dhe raportit përkatës.

“Propozim i të gjitha partive politike apo liderëve të partive të komuniteteve jo shumicë, jo-serbe ishte i qartë, që të shkohet në votim në pako, pra në pako të votohet për pesë nënkryetarët. Ka pasur konsensus edhe për raportin, kryetarin/en, ka pasur konsensus të votohet në pako për të pesë nënkryetarët. Pritet themelimi i institucioneve shumë shpejt, pastaj të vazhdohet edhe me votimin e qeverisë dhe pastaj sigurisht siç e dini na pret votimi i buxhetit, i marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Basha./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Përplasjet e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së: Së shpejti do të mblidhen organet e partisë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir Ferati, ka thënë se së shpejti do të...

Limaj poston video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku...

Deklarimet e Hazirit se LDK e do presidentin, Ilir Ferati: Mendimet e tij politike janë shumë të thella

Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili është edhe Sekretar i LDK’së,...