Luizi flet për tragjedinë në familjen e Gjestit, tregon bisedën që shkëmbeu me babanë e tij

PUBLIKUAR

Luiz Ejlli ka hyrë për pak ditë në shtëpi, por tashmë ka realizuar biseda të ndryshme me banorët.

Në një bisedë me Gimbon, DJ e Gjestit, ai ka kujtuar ditën kur shkoi në varrim te vëllai i Gjestit.

I njëjti thekson se ka ngelur i habitur me babanë e Gjestit, forcën që kishte në ato momente.

“Atë e njoh si emër, nuk jemi takuar kurrë. Atëherë më tha prit këtu se po e thërras të atin, shkoi e mori të atin dhe më tha prit këtu. I kam thënë edhe aty, kam kujtuar se jam i fortë po unë sot e pashë çka do të thotë me qenë burrë i fortë, se me qenë në vend tënd e me të mbajt këmbët, ti qofsh”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Unë e di i thash sa e ke dashur, por nuk e di sa je duke vuajtur sepse unë kam fëmijë vet. Dhe të arrij burri të më thotë si është Luna duke e pasur atë, është diçka e rëndë. Nuk ia uroj askujt, më ka ardhur jo keq por. Kur ndodhi thashë ah këto portalet, pse shpifin”.

Edhe pse nuk e njihte atë personalisht, artisti shkodran tregon se ishte shumë e rëndë.

Vëllai i Gjestit ndërroi jetë nga një aksident me motoçikletë në shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi

 

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...