Përplasje mes dy burrave pas ngacmimit të një femre, të dytë përfundojnë në pranga

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj lidhur me veprat penale ngacmim seksual dhe lëndim i lehtë trupor. Sipas njoftimit të policisë njëri nga të dyshuarit ka kryer ngacmim ndaj një viktime femër kosovare, ndërsa i dyshuari tjetër  e ka sulmuar fizikisht atë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55 në Fushë-Kosovë. Të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“Fushë-Kosovë/ 09.02.2026-10:55.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre dyshohet se e ka sulmuar fizikisht te dyshuarin tjeter, i cili dyshohet se kishte kryer vepren penale te ngacmimit ndaj viktimes femer kosovare. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/.

 

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...