Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”

PUBLIKUAR

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim në orët e mëngjesit të sotëm.

Sipas njoftimit zyrtar nga KEK-u, rikthimi i njësisë A5 është bërë pas sanimit të suksesshëm të rrjedhjeve të paraqitura ditë më parë, duke përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe të sigurisë për vazhdimin e operimit të rregullt.

KEK shton se aktualisht, Termocentrali Kosova A operon me tri njësi gjeneruese aktive, duke kontribuar në sigurimin e prodhimit të qëndrueshëm me energji elektrike.

“KEK Sh.A. shpreh falënderim të veçantë për stafin teknik dhe gjithë punonjësit e Termocentralit Kosova A, për angazhimin profesional, punën e palodhshme dhe reagimin e shpejtë në adresimin e situatës teknike. Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe të përgjegjshëm, në funksion të interesit publik dhe sigurisë energjetike të vendit”, thuhet në njoftim

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...