​Që një muaj i zhdukur në lumin Mat në Shqipëri, FSK gjeti trupit e pajetë të të riut pas një operacioni dhjetëditor kërkim-shpëtimi

PUBLIKUAR

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar një kontingjent të specializuar të Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare, i cili iu bashkua operacionit në zonën e Klosit për kërkimin e një personi të zhdukur në rrjedhën e lumit Mat.

FSK njofton se pas angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet shqiptare, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë dhe të gjejnë trupin e pajetë të personit të humbur.

“Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit të FSK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës. Gjithashtu, Komandanti i FSK-së falënderon personelin e angazhuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë përmbushjes së këtij misioni”, thuhet në njoftim.

Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në misionin e saj humanitar dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, gjithmonë në shërbim të jetës, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Faza e tretë e dezinsektimit në Prishtinë fillon të hënën

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet...

Pas Merdares, Dogana e synon vendosjen e skanerëve X-Ray në të gjitha pikat kufitare

Dogana e Kosovës pritet që shumë shpejt të zgjerojë përdorimin e skanerëve mobilë X-Ray...

Mbi 1 mijë e 500 ankesa nga konsumatorët për gjashtë muaj, shumica për dallaveret me njëhsorë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në gjashtëmujorin e parë...