Arrestohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave

PUBLIKUAR

Policia ka arrestuar dhe intervistuar 14 persona, kryesisht kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Kllokot, nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit.

Të dyshuarit janë ndaluar pas një dyshimi të bazuar lidhur me parregullsi në procesin e numërimit të votave.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.

“FALSIFIKIM I REZULTATIT TË VOTIMIT

Kllokot 29.12.2025. Me dyshimin e bazuar për falsifikim të rezultateve të votimit, më 06.02.2026 janë arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Studentët nisin marshin protestues kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Ka nisur marshi protestues i studentëve, i thirrur nga Parlamenti Studentor i Universitetit të...

Pezullohen 20 patentëshoferë për shkelje të rënda në trafik, gjatë një jave në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba kundërvajtëse dhe ka...

Ali Ahmeti: Serbia kërkon të vendos në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës dhe të njollosë UÇK-në

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur mbi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë...