Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejtimin, u përplas me 8 vetura të parkuara

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se vetura ka humbur drejtimin dhe është përplasur me 8 automjete të tjera të parkuara.

Ahmeti bëri të ditur se një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjeksorë.

“Me 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar për një aksident në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera te cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare ne Kalabri. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...