Abdixhiku-ambasadorit italian: Duhen institucione sa më shpejt, qytetarët kanë nevojë për stabilitet

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

LDK në njoftim tha se gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën aktuale politike në vend, si dhe për qëndrimin e LDK-së karshi kësaj gjendjeje dhe zhvillimeve të fundit politike.

Abdixhiku i theksoi ambasadorit italian nevojën për” formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke nënvizuar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe veprime konkrete që adresojnë problemet e tyre të përditshme”.

Po ashtu, LDK tha se Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, në të gjitha proceset shtetndërtuese, demokratike dhe integruese, duke e vlerësuar Italinë si një partnere të rëndësishme dhe mike të dëshmuar të Kosovës./Express/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve nisin takimet me partitë për çështjen e presidentit

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka deklaruar se po presin certifikimin e...

KQZ: Gati t’i shpallim rezultatet përfundimtare pasi të përfundojnë ankesat

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ky...

Faza e tretë e dezinsektimit në Prishtinë fillon të hënën

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet...