Po vazhdon hedhja bërllokut në Ribar të Madh (FOTO)

PUBLIKUAR

Ende po vazhdon hedhja e bërllokut  në hyrje të fshatit Ribari i Madh, po ashtu për shkak të bërllokut zakonisht grumbullohen edhe shumë qenë endacak.

Një banor i këtij fshati ka thënë për LipjaniNews, se kjo po vije për shkak që kjo zonë është në mes të dyja fshatrave Poturovc dhe Ribar i Madh kështu duket se të dyja këto fshatra po hedhin këtë bërllok.

“Ky bërllok është tash e një kohë e gjatë që qëndron në këtë vend, po kjo është edhe për shkak të mos vedisimit të vetë qytetarëve të kësaj zone, duke ditur se nuk është vend për bërllok, po të qëndroj edhe një kohë  ky bërllok  duket se shumë shpejt mund të kaloj në deponi”, është shprehur një banor i fshatit Ribar i Madh.

Edhe pse në të dyja fshatrat është kompania përkatëse që vije për qdo javë të grumbulloj bërllokun e fshatit aty ende po vazhdon të hidhët në mënyrë të pakontrolluar, transmeton LipjaniNews.com

11989205_565338760299721_361366956_o 12422319_565338780299719_2087365967_o 12874136_565338766966387_399760753_o

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...