Osmani takohet me kryeministrin e Eswatinit, e falënderon për “njohjen e hershme” të pavarësisë

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes ku ajo po merr pjesë.

Osmani ka falënderuar Dlaminin për “njohjen e hershme” të pavarësisë së Kosovës.

Për këtë shtet, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para tri vitesh kishte pretenduar se e kishte hequr njohjen për pavarësinë e Kosovës, duke e listuar bashkë me tetë vende të tjera.

Por, Osmani tha se ka marrë gatishmëri nga lideri i këtij vendi për avancim të raporteve mes të dyja vendeve.

“Shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për njohjen e hershme të pavarësisë nga Eswatini, si dhe gatishmërinë për të avancuar drejt lidhjes së marrëveshjeve në fusha konkrete me interes të dyanshëm. Po ashtu diskutuam për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të ndërtuara mbi respekt dhe vizion të përbashkët për paqe dhe zhvillim”.

 

SHIKO MË SHUMË

Studentët nisin marshin protestues kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Ka nisur marshi protestues i studentëve, i thirrur nga Parlamenti Studentor i Universitetit të...

Pezullohen 20 patentëshoferë për shkelje të rënda në trafik, gjatë një jave në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba kundërvajtëse dhe ka...

Ali Ahmeti: Serbia kërkon të vendos në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës dhe të njollosë UÇK-në

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur mbi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë...