“Shkëmbim zjarri mes dy veturave”, arrestohet një grua në Kaçanik për deklaratë të rrejshme

PUBLIKUAR

Në Kaçanik është raportuar një rast i shkëmbimit të zjarrit mes dy veturave, por që në vendin e ngjarjes polici thotë të mos kenë gjetur asnjë dëshmi, por që pas veprimeve hetimore kanë gjetur një veturë të braktisur e cila ishte vetaksidentuar, e ku aty vërehej një vrimë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Por një dëshmi e dha një grua, e cila u arrestua për shkak të dëshmisë së rrejshëme për të dashurin e saj.

“Është raportuar për një shkëmbim zjarri në mes të dy veturave. Në vend të ngjarjes menjëhere kanë dalur njësitet policore, por nuk është gjetur asnjë dëshmi. Pas veprimeve hetimore rreth orës 21:40 eshte hasur një veturë e braktisur e cila ishte vet-aksidentuar, ku vërehej se ka vrima dyshohet nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin është arrestuar një dëshmitare femër kosovare e cila ka deklaruar se i dashuri i saj  i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe aksidentalisht ka plagosur veten. Përderisa njësitë policore ishin në kërkim të dyshuarit ,  i njëjti ishte verejtur mbi kulmin e shtëpisë se tij dhe kërcënonte për të kryer vetëvrasje, ku menjëherë eprori policor ka negociuar me të dyshuarin dhe pas negociatave i dyshuari bindet të zbres dhe arrestohet,  e me pas me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje, ndërsa arma e zjarrit AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar. Në konsultim me prokurorin edhe deshmitarja e cila dyshohet se kishte deklaruar rrejshem dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

 

SHIKO MË SHUMË

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Nga kuleta e shtetit janë paguar 91 mijë euro pensione pas vdekjes së përfituesve,...

Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve nisin takimet me partitë për çështjen e presidentit

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka deklaruar se po presin certifikimin e...

KQZ: Gati t’i shpallim rezultatet përfundimtare pasi të përfundojnë ankesat

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ky...