Prishja e koalicionit me LDK-në, Peci: Unë kam qenë tepër bashkëpunues…

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se prishja e koalicionit të GUXO-VV me LDK-në ka ardhur si pasojë e kërkesave që sipas tij, nuk ishin në përpjesëtim me fuqinë politike të partnerëve në Kuvendin komunal.

Peci tha se gjatë mandatit ka pasur qasje bashkëpunuese me shumicën e partive politike dhe asamblistëve, por theksoi se nuk është e pranueshme që një subjekt me përqindje të vogël të kërkojë poste dhe përgjegjësi të shumta në qeverisjen komunale.

“Unë kam qenë tepër bashkëpunues me shumicën e partive politike edhe asamblistëve të cilët janë në Kuvendin komunal të Mitrovicës. Qasja ime ka qenë tepër gjeneroze, po nuk mundesh me pretendu me 3% as me qenë nënkryetar i komunës, as me marrë më shumë përgjegjësi se ç’të takojnë, e lëre më, do të thotë, të kesh pretendime që të drejtosh të gjitha ndërmarrjet komunale.

Katër prej sosh që i kemi, nuk mundesh me 3% me pretendu me i marrë edhe përgjegjësinë ekzekutive, edhe kryesuesin, edhe drejtorët, e të kesh kërkesë edhe për nënkryetar edhe për katër ndërmarrje. Kështu që mendoj që njëherë e mirë ne si politikë duhet të edukohemi që edhe kërkesat t’i kemi në proporcion me fuqinë politike që e përfaqësojmë”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...