PZAP aprovon ankesën e Listës Srpska: Vendimi i KQZ-së në kundërshtim me dispozitat ligjore

PUBLIKUAR

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Srpska ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar të shtunën vetëm për këtë parti dhe kandidatët e saj.

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin votuar kundër shpalljes së rezultateve për Listën Srpska, ndërsa anëtarët e partive tjera shqiptare kishin abstenuar. Kjo çoi në kritika nga ndërkombëtarët.

PZAP tha se ankesa e Listës Srpska është e arsyeshme dhe e bazuar.

“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZP, nenin 101 paragrafi 16, nenin 106 paragrafi 3, nenin 111 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenit 9 paragrafi 2 të Rregullores Zgjedhore Nr.13/2024 Rezultatet Zgjedhore”, thuhet në vendim.

PZAP shtpi se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së dhe se vlerëson se “ky vendim është і pajustifikuar dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore të sipërcekura, kjo për faktin se duke pasë parasysh se kanë përfunduar të gjitha procedurat e numërimit dhe rinumërimit për të gjitha subjektet politike, rezultati përfundimtar duhet të shpallet menjëherë dhe të përfshijë të gjitha subjektet zgjedhore pa përjashtim”.

SHIKO MË SHUMË

Studentët nisin marshin protestues kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Ka nisur marshi protestues i studentëve, i thirrur nga Parlamenti Studentor i Universitetit të...

Pezullohen 20 patentëshoferë për shkelje të rënda në trafik, gjatë një jave në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba kundërvajtëse dhe ka...

Ali Ahmeti: Serbia kërkon të vendos në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës dhe të njollosë UÇK-në

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur mbi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë...