ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën

PUBLIKUAR

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar të gjithë personat që ende zhvillojnë aktivitet të paregjistruar që të veprojnë menjëherë dhe të regjistrohen vullnetarisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), përpara se të identifikohen nga inspektorët tatimorë.

Nga ATK theksojnë se gjatë inspektimeve, nëse evidentohen aktivitete të paregjistruara, në përputhje me legjislacionin në fuqi do të ndërmerren masa pa përjashtim, përfshirë regjistrimin e detyrueshëm të aktivitetit, pajisjen me Numër Fiskal, si dhe aplikimin e gjobave dhe sanksioneve ligjore të parapara.

Sipas ATK-së, regjistrimi vullnetar shmang penalitetet dhe ndihmon në krijimin e një konkurrence të drejtë në treg.

“Po ashtu, ATK kërkon nga të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që të verifikojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në sistemin tatimor, pasi mospërditësimi i informatave përbën shkelje ligjore”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e ekonomisë joformale dhe në ndërtimin e një sistemi tatimor të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë.

SHIKO MË SHUMË

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...

Haxhiu: Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjedhja e presidentit

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe...