Rritet numri i lindjeve në Kosovë, brenda katër vjetëve lindën mbi 100 mijë fëmijë

PUBLIKUAR

Që nga viti 2022 e deri në fund të vitit 2025, në Kosovë kanë lindur 105 mijë e 671 fëmijë. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).

Sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë lindur gjithsej  27 mijë e  418 fëmijë. Prej tyre  14 mijë e 135 meshkuj dhe  13 mijë e 284  femra.

Numri i fëmijeve të lindur në vitin 2025 ka pësuar një rritje, krahasuar me një  vit më parë,  pasi që gjatë vitit 2024 numri i fëmijëve të lindur ishte 26 mijë e 549 fëmijë.  Prej tyre 13 mijë e  772 meshkuj dhe  12  mijë e 779 femra.

E numër më i vogël i lindjeve ishte shënuar në vitin 2023, ku sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë kanë lindur  25 mijë e  586 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 229 meshuk dhe  12 mijë e 357 femra.

Ndërkaq numri i lindjeve në vitin 2022 ishte më i lartë, pais që gjatë këtij viti në Kosovë kanë lindur 26 mijë e  118 fëmijë. Prej tyre  13 mijë e  317 meshkuj dhe  12 mijë e 801 femra./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...

Haxhiu: Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjedhja e presidentit

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe...