Moti me shi: Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve, për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut.

Siç shkruan Policia përmes një postimi në Facebook, ngasësit të kenë kujdes për sigurinë në trafik, transmeton Klankosova.tv.

“Shoferët luten të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës,

mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve, ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa nga reshjet e shiut, ku mund të ketë rrëshqitje.

Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik!

Kushtet aktuale atmosferike:

Reshjet e shiut krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun e aksidenteve.

Këshilla për shoferët:

Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.

Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë të lagështa nga shiu.

Siguria juaj është prioritet!

Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në ruajtjen e jetës”, thotë PK./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...