Abdixhiku para delegatëve: LDK është parti që liderët e saj nuk pushojnë kurrë së qeni në provë

PUBLIKUAR

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin hapës të Kuvendit të Punës të partisë, theksoi se LDK është më e vështirë për t’u udhëhequr se çdo parti tjetër.

 

Ai theksoi se në LDK duhet të dëshmosh çdo ditë se e meriton rolin që ke marrë, me durim.

 

“LDK është më e vështirë për ta udhëhequr se çdo parti tjetër, sepse këtu liderët në të gjitha nivelet, edhe kur zgjidhen nuk pushojnë se qeni në prove dhe nuk pushojnë se punuari në afrimin dhe ngjitjen e çdo cope të brendshme që mund të jetë e lënduar. Nuk mjafton të marrësh një mandat, nuk mjafton as të fitosh një garë, as 8 komuna, as 70 mijë vota më shumë, as 7 komuna të tjera më pas, duhet të dëshmosh çdo ditë se e meriton rolin që ke marrë, me durim”, tha Abdixhiku.

Ai e quajti këtë Kuvend si moment përgjegjësie personale, duke theksuar se rezultati zgjedhor është përgjegjësi e tij dhe se Kuvendi do të vendosë lirshëm sot.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...