Vrasja e Liridonës/ Kokalla e Plava largohen nga seanca, vëmendja te dëshmia e Naim Murselit

PUBLIKUAR

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt. Gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, pohoi se avokati i Kokallës kërkoi të ftohet dëshmitari Tafil Kokalla.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinqeviç, ka kundërshtuar kërkesën e avokatëve mbrojtës që të hetohen edhe disa provave shtesë, përfshirë rikonstruimin e vendit të ngjarjes.

Ajo tha se Gjykata ka dhënë mundësinë që provat e reja të dorëzohen deri më 9 janar, duke pohuar se është në kundërshtim me afatin ligjor. Ky vlerësim i prokurores u mbështet edhe nga avokati i familjes së Liridonës. Nga ana tjetër, avokatët e Naim Murselit kërkuan edhe një ekzaminim psikologjik të tij, raporton IndeksOnline.

Trupi gjykues, pas këshillimit, vendosi që të refuzojë propozimet e avokatëve të të dyshuarve për plotësimin e provave, ftuarjen e dëshmitarit Kokalla, rikonstruimin e vendit të ngjarjes, si dhe ekspertizën psikologjike të Naim Murselit. Seanca do të vijojë me dëgjimin e dëshmisë së Naim Murselit.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt. Ndërkaq, Granit Plava nuk ishte deklaruar rreth fajësisë, ndërsa Kushtrim Kokalla kishte thënë se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Kujtojmë se Liridona Ademaj u privua nga jeta më 29 nëntor të 2023-tës./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...

“UÇK, UÇK”, “Duam liri, duam drejtësi”, studentët marshojnë në sheshin e Prishtinës

Me thirrjet “UÇK, UÇK”, “Jo në emrin tonë”, “Duam liri” dhe “Duam drejtësi”, studentë kanë...

Studentët nisin marshin protestues kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Ka nisur marshi protestues i studentëve, i thirrur nga Parlamenti Studentor i Universitetit të...