Ministria e Financave: Të gjitha pagesat prej 100 eurosh për studentë u ekzekutuan, ata që s’i përmbushën kriteret janë njoftuar

PUBLIKUAR

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi studentët se “pagesat në vlerë prej 100 euro janë realizuar në tërësi, të ekzekutuara në disa grupe, për të gjithë që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues”.

Ministria thotë se i kreu edhe “pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë”.

“Studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe, për rrjedhojë, nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova”, thuhet në njoftim.

Për çdo ankesë apo paqartësi, Ministria sugjeron të kontaktoni në adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë:

“Studentët që kanë ankesë lidhur me shtesën prej 100 euro, të drejtohen në emailin: [email protected]. Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit, të kontaktojnë në emailin: [email protected]”.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...