Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në

PUBLIKUAR

Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga. Ryan Gallucci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington i ka shkuar sot për vizitë OVL UÇK-së.

Siç bëjnë të ditur nga kjo organizatë, gjatë takimit, diskutimet janë përqendruar në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për angazhimin dhe mbështetjen e saj ndaj Kosovës, Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i ndau Whitmore një mirënjohje.

“Takimi u mbajt në frymë respekti dhe miqësie të ndërsjellë, duke riafirmuar lidhjet e vazhdueshme ndërmjet veteranëve të UÇK-së dhe veteranëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...

“UÇK, UÇK”, “Duam liri, duam drejtësi”, studentët marshojnë në sheshin e Prishtinës

Me thirrjet “UÇK, UÇK”, “Jo në emrin tonë”, “Duam liri” dhe “Duam drejtësi”, studentë kanë...