Gjendet shtetasi i Shqipërisë që u zhduk pardje nga një villë në Jezerc, dërgohet në emergjencë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e shtetasit të Shqipërisë, S.P., 30 vjeç, pasi pardje u raportua i zhdukur.

Ai rreth orës 05:00,i cili ishte larguar nga një vilë në fshatin Jezercë dhe nuk dihej më pas vendndodhja e tij.

“Sipas informatave fillestare, rreth orës 05:00 kishte marrë një veturë BMË me targa shqiptare dhe ishte nisur në drejtim të Ferizajt, ku dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Jezercë. Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut Rajonal, janë angazhuar në mbledhjen e informatave dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore.  Në bashkëpunim me Forenzikën Rajonale, janë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Po ashtu, janë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, në QKUK – Prishtinë, si dhe në disa ordinanca private, mirëpo nuk ishte raportuar asnjë person i lënduar. Paralelisht, janë zhvilluar kërkime intensive në terren”.

Lidhur me rastin, policia tha se ishin njoftuar dhe angazhuar edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësia K-9 e Policisë së Kosovës, si dhe Brigada e Zjarrfikësve, të cilat janë vënë në kërkim të personit të zhdukur.

Ndërsa, sot një qytetar ka kontaktuar policinë në Ferizaj, duke njoftuar se kishte hasur një person në fshatin Budakovë të Suharekës, në afërsi të vendit të quajtur “Gurra e Kadisë”.

“Pas verifikimeve, është konstatuar se bëhej fjalë për personin, S.P, i cili ishte në kërkim dhe menjëherë është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësinë K-9, pjesëtarët e policisë të rajonit të Ferizajt dhe qytetarët të angazhuar në këtë rast dhe në veçanti qytetarin B.Osmani., 54 vjeç, nga Ferizaj, për bashkëpunimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në gjetjen e personit të zhdukur./Express/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës dhe shtetin nga krimi i organizuar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në tryezën “Dita...

Kosova në valë të nxehti gjatë fundjavës, rajoni i Dukagjinit më i prekur

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot në vend do të...

Më shumë se 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, zbret mosha e fillimit

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, KOMF dhe Labyrinth...