Gucati i bindur: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

PUBLIKUAR

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka deklaruar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij besojnë fuqishëm se ish‑krerët e UÇK‑së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të shpallen të pafajshëm në Hagë.

Pas homazheve të zhvilluara sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në përkujtim të 28‑vjetorit të sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, Gucati u shpreh beson fuqishëm që ata do të dalin të pafajshëm.

Ai ka theksuar se shpreson në një proces të drejtë dhe jo “selektiv apo politik”.

“Unë nuk besoj që drejtësia do të jetë drejtësi politike apo selektive. Do të jetë një drejtësi e mirëfilltë evropiane”, ka theksuar ai.

Gucati ka deklaruar se ka bërë kërkesë që të jenë prezent në Hagë për dëgjimin e ish‑udhëheqësve, duke theksuar se presin leje për ta.

“I kemi bërë kërkesa para dy ditësh, besoj që do të na lejohet të marrim pjesë”, ka thënë ai.

Ai konfirmoi pjesëmarrjen e tij dhe të veteranëve të tjerë në protestën e paralajmëruar për 17 shkurtin, e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, ku do të bëhet thirrje për drejtësi ndaj ish‑luftëtarëve të UÇK‑së.

Në Gjykatën Speciale në Hagë është përmbyllur afati për dorëzimin e dosjeve përfundimtare në rastin e gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë.

SHIKO MË SHUMË

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...

Temperaturat sot shkojnë deri në 33 gradë

Të shtunën në Kosovë, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira...

Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës dhe shtetin nga krimi i organizuar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në tryezën “Dita...