Gjykata jep detaje për të dyshuarin për vrasjen e nënës në Restelicë: U trajtua në 3 raste penale, 2 herë me masa të detyrueshme psikiatrike

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se në degën e saj në Dragash janë trajtuar tri raste penale ndaj të pandehurit F.B.,i i cili dyshohet se vrau nënën e tij nga dhuna e ushtruar në orët e para të së mërkurës në Restelicë të Dragashit. Sipas tyre, në periudha të ndryshme kohore, ai u dënua për vepra penale që përfshijnë lëndim të lehtë trupor dhe dhunë në familje.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti i parë i datës 15 korrik 2022, ka përfunduar me aktgjykim dënues për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjykata i ka shqiptuar të pandehurit dënim me burgim prej gjashtë muajsh, i cili është pezulluar për një periudhë verifikuese prej dy vitesh, me kusht që i akuzuari të mos kryejë ndonjë vepër tjetër penale. Po ashtu, ndaj tij është caktuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik ambullantor në liri, në kohëzgjatje prej dy vitesh, e cila do të zbatohet nga Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren, me obligim raportimi periodik ndaj gjykatës.

Rasti i dytë, sipas gjykatës, i datës 22 gusht 2022, ka të bëjë me veprën penale “Dhuna në familje”. Për këtë vepër, F.B. i është shqiptuar dënim me burgim prej gjashtë muajsh, i cili nuk do të ekzekutohej nëse brenda një viti nga plotfuqishmëria e aktgjykimit ai nuk do të kryente vepër tjetër penale. Edhe në këtë rast, gjykata ka vendosur masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, e cila do të zbatohej nga Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren, deri në përmirësimin e gjendjes mendore të të pandehurit, por jo më gjatë se tri vite, me raportim çdo gjashtë muaj.

Ndërkaq, rasti i tretë, i datës 17 tetor 2024, lidhet sërish me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Në këtë rast, gjykata ka shqiptuar dënim me burgim prej gjashtë muajsh, ku është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga 30 qershori deri më 25 shtator 2024. Megjithatë, me propozimin dhe pëlqimin e të akuzuarit dhe mbrojtjes së tij, dënimi me burgim është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2 mijë euro. Pas llogaritjes së kohës së paraburgimit, i akuzuari u obligua të paguajë shumën e mbetur prej 260 eurosh, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykata ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të informojë opinionin publik për rrjedhën e mëtejme të rastit, në rast se parashtrohet ndonjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë apo për mbajtjen e seancës dëgjimore.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestimet për vota, Kryeziu vlerëson punën e Kryeprokurorit Petrit Kryeziu: Po bëhet shembull i funksionimit të institucionit

Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar lidhur me arrestimet që kanë ndodhur sot për...

Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në

Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga. Ryan Gallucci, Drejtor...

Gjendet shtetasi i Shqipërisë që u zhduk pardje nga një villë në Jezerc, dërgohet në emergjencë

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e shtetasit të Shqipërisë, S.P., 30 vjeç,...