AKB: Vendimi për pagën minimale u mor pa dialog dhe po shtyn bizneset drejt informalitetit

PUBLIKUAR

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson se përmirësimi i mirëqenies së punëtorëve dhe rritja e pagës minimale është një qëllim i drejtë dhe i nevojshëm në funksion të zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.

Megjithatë, AKB shpreh shqetësimin e saj lidhur me mënyrën se si është marrë vendimi për rritjen e pagës minimale, pa konsultime paraprake me sektorin privat, pa një analizë të plotë të ndikimit financiar dhe pa vlerësim të rrezikut që ky vendim paraqet për mikro-ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla, të cilat përbëjnë shumicën e ekonomisë së Kosovës.

Mungesa e një analize gjithëpërfshirëse rrit rrezikun që një pjesë e bizneseve, të paafta për të përballuar kostot shtesë, të shtyhen drejt informalitetit, duke cenuar qëllimin e deklaruar të këtij vendimi.

AKB thekson se nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por kërkon që vendime të tilla të rëndësishme të merren përmes dialogut social, në bashkëpunim me përfaqësuesit e biznesit dhe sindikatat, dhe të shoqërohen me masa lehtësuese fiskale apo mbështetëse, veçanërisht për bizneset e vogla.

Në të njëjtën kohë, AKB shpreh indinjatën e saj për faktin se edhe në këtë rast veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë përfshirë apo trajtuar me politika të veçanta mbështetëse, pavarësisht rolit dhe sakrificës së tyre për lirinë e vendit. Çdo reformë sociale dhe ekonomike duhet të reflektojë drejtësi dhe ndjeshmëri ndaj kësaj kategorie.

AKB fton Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve që të rihapë dialogun me sektorin privat dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar që rritja e pagës minimale të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe pa pasoja negative për ekonominë formale tha në fund Agim Shahini Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

SHIKO MË SHUMË

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...

Hamza para takimit me Haxhiun: Për ne është e pranueshme cilado datë për zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk kanë ndonjë datrë...