Kurti: Mendimet tona janë me viktimat e aksidentit të trenit në Spanjë

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit të rëndë për aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë, i cili ka shkaktuar humbjen e shumë jetëve njerëzore.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka shprehur pikëllimin e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke theksuar se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre në këto momente të vështira.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik të trenit që mori shumë jetë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre,” ka deklaruar Kurti.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe më gjerë, ndërsa autoritetet përkatëse po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Nata e gjashtë e protestës kundër verdiktit të Speciales, sheshi është i mbushur plot

Po vazhdon për natën e gjashtë rresht protesta në Prishtinë. Përmes protestave, qytetarët po kundërshtojnë...

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...