Limi ia mohon para syve lidhjen, Alba ‘shpërthen’ në të qara: Si mund të gënjesh para miliona shikuesve

PUBLIKUAR

Ish-çifti Alba dhe Limi kanë pasur një përballje të fortë dhe mjaft emocionale gjatë spektaklit “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova, duke kthyer vëmendjen e publikut te raporti i tyre i ndërlikuar.

Gjatë mbrëmjes, produksioni transmetoi një klip përmbledhës që pasqyronte marrëdhënien e dyshes gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë, moment që u pasua me një deklaratë shokuese nga Limi.

Ai mohoi kategorikisht faktin se kishte bashkëjetuar apo se kishte qenë në një lidhje serioze me Albën, deklaratë kjo që shkaktoi reagim të menjëhershëm dhe të fortë nga ana e saj.

E prekur thellë nga fjalët e tij, Alba shpërtheu në lot dhe qau me dënesë përpara publikut dhe banorëve. “Po gënjen para syve të mi, si mund ta thuash këtë”, u shpreh ajo mes të qarash, duke e akuzuar Limin se po mohonte një histori që, sipas saj, kishte qenë reale dhe e ndjerë.

Situata u shoqërua me emocione të forta, tension dhe dhimbje të dukshme, teksa Alba u shfaq tepër e lënduar dhe e revoltuar nga mohimi i lidhjes nga ana e Lim Hotit.

Ky moment u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke u konsideruar si një nga përballjet më të forta të këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...