BDI ndryshon qëndrimin për presidentin (Video)

PUBLIKUAR

Prezenca e përfaqësuesve të BDI-së në seancën e fundit të Këshillit të sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti Ivanov nuk është shqetësuese, sa fakti që BDI-ja pa pritur ka ndërprerë fushatën e zëshme për mosnjohjen e presidentit. Kështu mendon analisti politik Albert Musliu, i cili thotë se Ivanov aktualisht, pas ngjarjeve të fundit, po merr kompetenca dhe më të mëdha, njofton Alsat-M.

Analisti politik Petar Arsovski mendon se prezenca e BDI-së në seancën e thirrur nga Ivanov ka qenë e dirigjuar nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të krizës së migrantëve.

BDI për herë të dytë mori pjesë në seancat e Këshillit të Sigurisë të thirrura nga Presidenti Ivanov ndërkohë që në zgjedhjet e fundit presidenciale, kjo parti mbajti fushatë me moton “Jo presidentit të njëanshëm”, duke bërë me dije se nuk njohin legjitimitetin e Ivanovit. Për shkak të këtij qëndrimi të BDI-së për mos njohjen e presidentit, shumë ambasada që i takonin partitë së Ahmetit kanë mbetur të zbrazëta./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...