Zbulohen produkte farmaceutike të padeklaruara në Doganë, vlera rreth 49 mijë euro

PUBLIKUAR

Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është paraqitur për kontroll një dërgesë mallrash, ku gjatë verifikimit dokumentar dhe ekzaminimit fizik janë konstatuar mospërputhje mes përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike të mallit.

Sipas doganës, mallrat ishin deklaruar si lëndë e parë për prodhim, mirëpo gjatë ekzaminimit të detajuar, përfshirë kontrollin e origjinës, sasisë, formës së paraqitjes dhe karakteristikave të tjera, është konstatuar se bëhej fjalë për produkte farmaceutike të gatshme, të paketuara për shitje me pakicë.

Me këtë veprim, dyshohet se është tentuar shmangia e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), si dhe nuk është paraqitur dokumentacioni përkatës, përfshirë certifikatën e nevojshme për importimin e produkteve farmaceutike të gatshme.

Vlera totale e mallrave të sekuestruara arrin rreth 49 mijë euro.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Nata e gjashtë e protestës kundër verdiktit të Speciales, sheshi është i mbushur plot

Po vazhdon për natën e gjashtë rresht protesta në Prishtinë. Përmes protestave, qytetarët po kundërshtojnë...

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...