Gazetarja shqiptare reagon ndaj kritikave për rutinën e së bijës

PUBLIKUAR

Një postim i ndarë së fundmi në rrjetet sociale nga Aulona Musta, ku ajo tregonte rutinën e përditshme të së bijës, nxiti diskutime të shumta.

Agjenda e detajuar e pasdites dhe mbrëmjes së vajzës u komentua jo pak nga ndjekësit e saj.

Pas reagimeve të shumta, Aulona zgjodhi të sqarojë qëndrimin e saj, duke theksuar se rutina nuk është presion dhe as “humbje e fëmijërisë”, por një formë orientimi dhe disipline. Fëmijët kanë nevojë për strukturë, siguri, kufij të butë dhe drejtim, thotë ajo, elementë që i ndihmojnë të ndihen të qetë.

Në reagimin e saj, Aulona e bën të qartë se koha e lirë është pjesë e pandarë e agjendës, por jo e barasvlershme me mungesën e strukturës.

Ajo shton se e shqetëson më shumë një fëmijë pa orientim, pa orare gjumi, që kalon kohën duke përdor telefonin/tabletin dhe pa hapësirë për të zbuluar e zhvilluar talentet që ka, sesa një fëmijë me rutinë.

“Lëre të shijojë fëmijërinë”: Aulona

 

SHIKO MË SHUMË

Arditi shpërthen në lot, i emocionuar nga tingujt e muzikës

Dita ka nisur me plot emocione për Arditin. Banori është zgjuar i përlotur duke dëgjuar...

Alba dhe Limi pas përballjes së fortë përqafohen

Pas përballjes së fortë në “Prime” e premtes në Big Brother VIP Kosova, Alba...

Limi ia mohon para syve lidhjen, Alba ‘shpërthen’ në të qara: Si mund të gënjesh para miliona shikuesve

Ish-çifti Alba dhe Limi kanë pasur një përballje të fortë dhe mjaft emocionale gjatë...