Ambasadorët evropianë i shkojnë Kurtit në zyrë, kërkohet ratifikimi i disa marrëveshjeve

PUBLIKUAR

Ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, në krye me ambasadorin Aivo Orav, kanë shkuar në qeveri, për t’u takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Diskutimi i fokusua në procesin zgjedhor dhe ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me planin  e rritjes.

Ambasadori Orav u shpreh se dialogu me Serbinë mbetet thelbësor për përparimin e Kosovës, në integrimin evropian.

“Së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, u takuam me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve. Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizoi rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë.

Kërkuam ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve të lidhura me planin e rritjes për të sjellë përfitime për popullin e Kosovës. Gjithashtu theksuam se dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbetet thelbësor për përparimin në rrugët e tyre të integrimit evropian” shkroi Orav, në X./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka marrë vendim që Ismet Zukajt ti caktohet paraburgim prej...

Endrit Thaçi: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar pak minuta më...

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq. Sipas policisë, ai dyshohet të ketë...