Maqedonci nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it, flasin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Nata e gjashtë e protestës kundër verdiktit të Speciales, sheshi është i mbushur plot

Po vazhdon për natën e gjashtë rresht protesta në Prishtinë. Përmes protestave, qytetarët po kundërshtojnë...

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...